8.3 C
Pristina
Tuesday, April 21, 2026

Haxhiu dhe Nagavci distancohen nga deklarimi i deputetit Geci

Shefja e GP të LVV-së, Arbërie Nagavci, është deklaruar në foltoren e Kuvendit pas deklarimit që deputeti i kësaj partie, Fatos Geci, pati ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, duke uruar që të dënohet me burgim të përjetshëm.

Nagaci tha se qëndrimi i LVV-së dhe i Grupit GP të kësaj partie është i qartë ndaj luftës çlirimtare.

“Sot këtu në këtë seancë nga deputetët u thanë shumë të pavërteta. Gjithsesi ia vlen të theksohet publikisht ajo që besoj është e ditur për qytetarët, qëndrimet e GP dhe të LVV në lidhje me luftën çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë publike, të qarta, dhe qëndrojmë pas tyre. Lufta çlirimtare ka qenë e pastër, e drejtë dhe ne respektojmë përpjekjet e të gjithë të rënëve dhe të gjithë atyre që kanë kontribuuar për lirinë e vendit”, tha Nagavci,.

Ndërkaq, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, nga ulësja e saj, u distancua nga deklarimi i deputetit Geci.

“Ai qëndrim nuk është as i Kuvendit, as i Vetëvendosjes, as i imi si kryetare e Kuvendit, as i shefes të grupit parlamentar, prandaj natyrisht se distancimi nga një fjalim i tillë, është i kuptueshëm”, deklaroi Haxhiu.

Gjatë fjalimit të tij, deputeti i LVV-së Geci ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm edhe ndaj “liderit tuaj suprem” siç tha ai, duke aluduar në ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë.

“Sot, dua të përshëndes vendimin e gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Murseli. Dhe ju që shpresoni se lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat. Por, edhe nëse lirohet ai nuk ka kurrfarë kredibiliteti përballë figurës së kryeministrit Kurti”, deklaroi Geci.

Skandal, deputeti Geci për Thaçin: Do ta përcjellë i njëjti fat me atë të Naim Murselit

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA