Gjiganti italian Inter po synon që të emërojë një trajner të ri për edicionin e ardhshëm.
Sipas FootMercato Diego Simeone është vënë në radarin e neuroazzurëve,dhe Inter është i gatshëm për ta zëvendësuar Christian Chivu në rast se arrijnë ta bindin tekniku argjentinas.
Përndryshe Simeone ka edhe një vit kontratë me Atletico Madrid-in,dhe marrëveshja mund të bëhet mjaft e ndërlikuar.
Megjithatë raportimet e fundit bëjnë të ditur se disa anëtarë të menaxhmentit të Interit kanë zhvilluar tashmë kontakte fillestare për të testuar gatishmërinë e tij për një rikthim në Milano,teksa në anën tjetër Inter nuk e përjashton mundësinë që të zgjasë kontratën me Christian Chivun duke marrë parasysh që është afër ta fitoj titullin në Serie A dhe Kupën e Italisë.
Kujtojmë që Diego Simeone ka qenë pjesë e gjigantit italian Inter si lojtar,ku kishte fituar Kupën e UEFA-së në vitin 1998,teksa me Atletico Madridin ka arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ku eliminoi Barcelonën në cerekfinale.






