17.3 C
Pristina
Tuesday, April 14, 2026

Ndali qëllimisht rrymën që të mos punonte ventilimi, suspendohet punëtori i Trepçës

Shoqëria Aksionare “Trepça” ka bërë të ditur se ka suspenduar një punonjës nga puna, për shkak se i njëjti ka ndërprerë qëllimisht energjinë elektrike, në mënyrë që të mos funksiononte ventilimi.

Në njoftimin e minierës thuhet se M.Ll, i punësuar në Njësinë Biznesore “Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë”, dyshohet se ka ndërprerë energjinë elektrike të ventilatorit që shërben për ventilimin në minierë, duke e bërë atë jofunksional në mënyrë të qëllimshme, shkruan Insajderi.

Njoftimi i plotë:

Me datën 14.04.2026, Kryeshefi Ekzekutiv ka nxjerrë Vendimin me nr. prot. 3167 për largimin e përkohshëm nga puna të punonjësit z. M.LL., i punësuar në Njësinë Biznesore “Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë”.

Ky vendim është nxjerrë në bazë të denoncimit me nr. prot. 557, të datës 14.04.2026, të paraqitur nga Drejtori i Prodhimit në njësinë përkatëse, sipas të cilit i njëjti dyshohet se ka kryer veprime të kundërligjshme.

Konkretisht, i njëjti dyshohet se ka ndërprerë energjinë elektrike të ventilatorit që shërben për ventilimin në minierë, duke e bërë atë jofunksional në mënyrë të qëllimshme.

Me këto veprime, i njëjti dyshohet se ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës, në kuptim të nenit 10, paragrafi 1, nënparagrafët 1.5, 1.8 dhe 1.24 të Rregullores për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA