FC Malisheva ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me kryetrajnerin Elon Berisha, si dhe me ndihmës trajnerët Kastriot Rexha dhe Fitim Shabani, me marrëveshje të dyanshme.
Sipas njoftimit të klubit, vendimi ka ardhur pas ndeshjes së fundit, ku trajneri ka marrë përgjegjësinë për rezultatin, ndërsa së bashku me menaxhmentin është arritur dakordimi për përfundimin e bashkëpunimit.
Klubi i FC Malisheva i ka falënderuar të tre për profesionalizmin, korrektësinë dhe përkushtimin e treguar gjatë kohës së tyre në ekip, duke theksuar kontributin në rezultatet dhe pikët e fituara.
Po ashtu, klubi ka bërë të ditur se dyert mbeten të hapura për bashkëpunim të ardhshëm me ta, ndërsa në vijim do të bëhet analizimi i situatës dhe ndërmarrja e hapave të nevojshëm për vazhdimin e sezonit dhe arritjen e objektivave të klubit.






