Ish-kampioni i botës në boks, Tyson Fury, është rikthyer nga pensioni me një fitore bindëse ndaj Arslanbek Makhmudov, në një duel të zhvilluar në Tottenham Hotspur Stadium në Londër.
Fury siguroi fitoren e tij të 35-të në karrierën profesionale përballë 54,331 spektatorëve, pas 12 raundeve ku dominoi plotësisht. Dy gjyqtarë e vlerësuan ndeshjen 120-108, ndërsa një tjetër 119-109 në favor të britanikut.
Menjëherë pas përfundimit të meçit, Fury e sfidoi publikisht Anthony Joshua, duke kërkuar një përballje të shumëpritur të quajtur “Beteja e Britanisë”. Joshua, i cili e ndoqi ndeshjen nga rreshti i parë, fillimisht nuk e pranoi sfidën në ring.
“Dua të të jap ndeshjen që të gjithë e keni pritur… Le t’u japim tifozëve atë që duan”, deklaroi Fury, duke e ftuar rivalin e tij të madh.
Pas sfidës, Joshua reagoi duke theksuar se negociatat mbeten të hapura dhe se një duel i mundshëm mund të realizohet në të ardhmen, duke lënë kështu të hapur mundësinë për një nga ndeshjet më të mëdha në historinë e boksit britanik






