Kupa e Botës 2026, e cila do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, pritet të shënojë fundin e një epoke për Didier Deschamps në krye të kombëtares së Francës, duke përmbyllur një periudhë 14-vjeçare të mbushur me suksese.
Sipas raportimeve të RMC Sport, trajneri francez nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli dhe është i hapur për një rikthim në nivel klubesh. Një nga opsionet e mundshme për të ardhmen e tij mund të jetë Real Madrid.
Deschamps ka udhëhequr Francën drejt triumfit në Kupën e Botës 2018 dhe deri në finalen e Kupës së Botës 2022. Ai ka njoftuar më herët se turneu i vitit 2026 do të jetë i fundit i tij në drejtimin e kombëtares.
Sipas të njëjtit raport, ai ndodhet në listën e ngushtë të kandidatëve për të zëvendësuar trajnerin aktual të Real Madridit, për shkak të përvojës së tij të madhe, aftësive në menaxhimin e grupit dhe suksesit në garat madhore.
Një tjetër faktor që e bën Deschamps një emër tërheqës për klubin madrilen është edhe marrëdhënia e tij me lojtarë si Kylian Mbappé, Aurélien Tchouaméni dhe Eduardo Camavinga, të cilët tashmë janë pjesë e skuadrës së “Los Blancos”.
Megjithatë, e ardhmja e tij mbetet e hapur, pasi për të interesim kanë shprehur edhe klube të tjera evropiane, si dhe disa skuadra nga Arabia Saudite






