Borussia Dortmund pritet të përjetojë një verë të nxehtë në afatin kalimtar, veçanërisht në repartin ofensiv. Sipas raportimeve, klubi gjerman mund të ndahet me dy emra të rëndësishëm si Julian Brandt dhe Serhou Guirassy, duke hapur kështu rrugën për afrime të reja.
Në lidhje me këtë situatë ka folur edhe një nga figurat e njohura të verdhezinjve, Kevin Großkreutz, i cili ka dhënë një propozim interesant për drejtuesit e klubit.
Ish-futbollisti i Dortmundit ka sugjeruar se zëvendësimi ideal për repartin ofensiv mund të jetë sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani. Großkreutz, i cili ka zhvilluar mbi 230 ndeshje me fanellën e Dortmundit dhe ka fituar trofe të rëndësishëm, përfshirë Kupën e Botës me Gjermaninë dhe tituj në Bundesligë, nuk e ka fshehur admirimin për 23-vjeçarin.
Ai madje ka zbuluar se mban kontakte të rregullta me Asllanin dhe beson se transferimi në “Signal Iduna Park” do të ishte hapi i duhur për të”
Sulmusi kosovar po kalon një sezon shumë të mirë me Hoffenheimin, ku ka regjistruar nëntë gola dhe tetë asistime në 28 paraqitje. Forma e tij e lartë dhe potenciali në rritje e bëjnë atë një nga emrat më premtues për të ardhmen.






