13 C
Pristina
Saturday, April 4, 2026

Manchester City shkatërron Liverpoolin 4-0 dhe siguron vendin në gjysmëfinale të FA Cup

Ndeshja filloi me shumë tension dhe raste të pastra për të dy ekipet. Në minutën e 15-të, Mohamed Salah gjeti hapësirën brenda zonës, por përpjekja e tij u ndal nga një mbrojtës i City-t.

Pak më vonë, në minutën e 27-të, Hugo Ekitike humbi një rast të pastër për Liverpool, duke e dërguar topin ngushtë mbi traversë. Ndeshja u hap plotësisht në minutën e 37-të, kur Virgil Van Dijk bëri një ndërhyrje të gabuar dhe gjyqtari Michael Oliver akordoi penallti për City.

Erling Haaland nuk gaboi dhe shënoi për 1-0. Vetëm pesë minuta më vonë, Haaland dyfishoi avantazhin me një kokë pas një pasimi të kujdesshëm të Antoine Semenyo, për rezultatin 2-0.

Pas pushimit, City nuk ulën ritmin. Në minutën e 50-të, Semenyo shënoi golin e tij personal, duke çuar rezultatin në 3-0. Shtatë minuta më vonë, Haaland vulosi fitoren me golin e tij të tretë personal, duke shfrytëzuar një pasim të saktë brenda zonës dhe duke futur topin nën traversë për rezultatin 4-0.

Liverpool pati mundësinë të shënonte golin e nderit në minutën e 64-të, por Salah dështoi të realizojë nga penalltia. Në këtë mënyrë, Manchester City siguroi kalimin në gjysmëfinale të FA Cup.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA