Barcelona po shqyrton mundësi të ndryshme për të forcuar repartin e saj ofensiv dhe për të gjetur një zëvendësues për pozitat e krahut të majtë, pasi që ka shfaqur interes për Marcus Rashford. Megjithatë, transferimi i tij mbetet pa garanci dhe është në pikëpyetje për shkak të kufizimeve financiare të Fair Play-it Financiar.
Sipas raportimeve të “Sport”, Barcelona është duke monitoruar disa opsione më të përballueshme, pasi kostoja prej 30 milionë eurosh për të blerë Rashford mund të jetë shumë e shtrenjtë për klubin. Rashford ka arritur paraqitje të mira gjatë huazimit, duke kontribuar me gola dhe asistime, por paga e tij e lartë dhe kostoja e përgjithshme e marrëveshjes janë shqetësime të mëdha.
Ndër alternativat që po shqyrtohen janë Andreas Schjelderup nga Benfica, Víctor Munoz nga Osasuna dhe Jan Virgili nga Mallorca, edhe pse ky i fundit aktualisht nuk është prioritet për Barcelonën. Schjelderup ka bërë një përshtypje të madhe te Barcelona gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve, kur Benfica fitoi 5-4 ndaj tyre, dhe përfaqësohet nga Rafaela Pimenta, një agjente me lidhje të forta me presidentin Joan Laporta.
Víctor Munoz është një tjetër opsion, megjithëse klauzola e tij prej 40 milionë eurosh dhe fakti që Real Madrid zotëron 50% të kartonit të tij e komplikon çdo lëvizje për transferimin e tij.
Barcelona po ruan mundësi të ndryshme dhe do të marrë një vendim të përfundimtar në bazë të paraqitjeve të Rashford gjatë pjesës së mbetur të sezonit dhe situatës financiare të klubit. Lëndimi i fundit i Raphinhas ka rritur urgjencën për të siguruar një alternativë të besueshme në repartin ofensiv.






