9.7 C
Pristina
Saturday, March 21, 2026

Kosova U21 bën publike listën për ndeshjet kundër Rumanisë dhe Spanjës

Kombëtarja e Kosovës U21 ka shpallur listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e muajit mars, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2027. Përzgjedhësi Hekuran Kryeziu ka bërë përzgjedhjen e tij duke u bazuar në formën aktuale të lojtarëve, me qëllimin për të arritur rezultate pozitive në dy përballjet e rëndësishme që priten për ekipin.

 

“Dardanët” U21 do të ndeshet fillimisht me Rumaninë më 27 mars, në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku pritet mbështetje e madhe nga tifozët kosovarë. Kjo ndeshje është tepër e rëndësishme për ecurinë e Kosovës në Grupin A, pasi një rezultat pozitiv do të rrisë ndjeshëm shanset për një renditje më të mirë në tabelë.

 

Pas kësaj sfide, Kosova U21 do të udhëtojë për t’u përballur me Spanjën më 31 mars, në një ndeshje shumë të vështirë si mysafirë, ndaj njërit prej kundërshtarëve më të fortë në grup. Stafi teknik dhe lojtarët janë të vetëdijshëm për sfidën që i pret, por mbeten të motivuar për të dhënë maksimumin dhe për të përfaqësuar me dinjitet vendin tonë në arenën ndërkombëtare.

 

Në këtë listë, përzgjedhësi Kryeziu ka ftuar shumë futbollistë nga Superliga e Kosovës, ku bien në sy emrat si Altin Gjokaj, Fuad Ajvazi, Luan Lleshi, Arjol Bllaca, Dren Zeqiri, Dardan Morina, Arianit Hasani, Erion Sadriu, Laurent Xhylani, Elvir Gashijani, Igball Jashari dhe Hekuran Berisha.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA