9.8 C
Pristina
Tuesday, March 17, 2026

Hansi Flick drejt vazhdimit të suksesit te Barcelona, kontrata pritet të zgjatet deri në 2028

Trajneri gjerman Hansi Flick është shumë pranë vazhdimit të aventurës së tij të suksesshme me FC Barcelona, pasi klubi katalanas ka arritur tashmë një marrëveshje për zgjatjen e kontratës së tij.

E ardhmja e Flick ishte për një kohë të lidhur ngushtë me zhvillimet në kryesinë e klubit, por gjithçka u qartësua pas rizgjedhjes së Joan Laporta në postin e presidentit. Me vazhdimin e mandatit të tij, u konfirmua edhe besimi i plotë ndaj teknikut gjerman.

Në një deklaratë për RAC1, Laporta bëri të ditur se rinovimi është çështje kohe:

“Shumë shpejt do ta bëjmë zyrtare zgjatjen e kontratës me Flick. Marrëveshja do të jetë edhe për një sezon shtesë, deri në vitin 2028”.

Kontrata aktuale e trajnerit ishte e vlefshme deri në vitin 2027, por palët kanë arritur mirëkuptim të shpejtë dhe pa komplikime për vazhdimin e bashkëpunimit.

“Hansi tashmë ka rënë dakord, ai është shumë i lumtur këtu,” shtoi Laporta, duke nënvizuar harmoninë mes trajnerit dhe klubit.

Që nga marrja e drejtimit të Barcelonës në vitin 2024, Flick ka sjellë rezultate mbresëlënëse, duke fituar titullin në La Liga dhe duke shtuar edhe tre trofe të kupave vendase, duke rikthyer shkëlqimin në “Camp Nou”.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA