Almir Kryeziu mori epitetin e “Yllit të Javës”për xhiron e 24-të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.
Kryeziu ishte ndër protagonistët kryesorë për Ballkanin në derbin kundër kampionit aktual Dritës,në ndeshjen të cilën skuadra suharekase fitoi me rezultat bindës 3:0 ku shënoi një gol dhe asistoi në një tjetër.
Përndryshe Kryeziu u shpreh i lumtur për fitimin e më të mirit të javës,dhe thotë se ndeshja kundër Dritës ishte tejet e vështirë, por sipas tij ekipi në fund arriti që të marrë 3 pikë të rëndësishme.
”Ka qenë një ndeshje e vështirë, sepse Drita ka një skuadër shumë të mirë. E kemi përgatitur shumë mirë ndeshjen dhe jemi shumë të lumtur për këtë fitore. Jemi në vendin e parë me pikë të barabarta, por kemi edhe shumë ndeshje të cilat do t’i luftojmë”
Kujtojmë që Almir Kryeziu ka 9 gola të shënuar dhe 10 asistime në 19 ndeshje këtë sezon me Ballkanin.






