14.7 C
Pristina
Sunday, March 15, 2026

Ballkani fiton bindshëm derbin kundër Dritës-Llapi fiton në Klinë ndaj Dukagjinit

Janë zhvilluar dy ndeshje të xhiros së 24-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll,ku solli rezultate të pritura për dashamirët e futbollit.

Derbi i kësaj fundjave ndërmjet Ballkanit dhe Dritës i takoi suharekasve,të cilët e mposhtën kampionin aktual me rezultat 3:0.

Bleart Tolaj në minutën e 3-të shënoi për 1:0,teksa Arbër Potoku 6 minuta para fundit të pjesës së parë dyfishoi epërsinë në 2:0,që ishte edhe rezultati i 45 minutave të parë.

Në pjesën e dytë Ballkani vulosi fitoren ku në minutën e 78-të realizoi për 3:0,që në fund doli të jetë rezultati përfundimtar i kësaj ndeshjeje.

Ballkani pas kësaj xhiroje është lider në tabelë me 42 pikë aq sa ka dhe Drita në pozitën e dytë,por suharekasit kanë një golaverazh më të mirë se kampionët aktual.

Në anën tjetër Llapi vazhdon të këndelljen,ku fitoi ndaj Dukagjinit në udhëtim me rezultat 2:1.

Edon Sadriu në minutën e 2-të shënoi për 1:0,ndërkohë Altin Mërlaku humbi rastin të barazonte pasi dështoi të shënonte nga penalltia në minutën e 12-të.

Në pjesën e dytë Dukagjini arriti të barazoj në minutën e 55-të përmes Hekuran Berishës në 1:1,dhe kur ndeshja po shkonte drejtë barazimit në skenë doli Fiton Ademi i cili në minutën e 90 shtesë shënoi për 2:1 që ishte edhe rezultati me të cilën llapjanët siguruan 3 pikë.

Llapi pas kësaj xhiroje ngritet në tabelë me 29 pikë në pozitën e 7-të,teksa Dukagjini mbetet në pozitën e 6-të me 33 pikë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA