Ylli turk Arda Guler ishte protagonist kryesor në ndeshjen kundër Elches,ku shënoi një gol fantastik nga një distancë prej rreth 70 metrash.
Pas ndeshjes Guler u shpreh tejet i lumtur për këtë gol,dhe thotë se portieri kundërshtar ishte pozicionuar jo mirë në atë moment dhe arriti ta bëj atë.
“Jam shumë i lumtur, ishte një gol i shkëlqyer. E pashë portierin që nuk ishte i pozicionuar mirë, provova dhe çfarë goli!”
Përndryshe Guler foli edhe për paraqitjen e lojtarëve të rinj në këtë takim,duke thënë se me mbështetjen e tyre Reali fitoi ndeshjen dhe shton se skuadra ka një mentalitet tejet të fortë.
Kujtojmë që Real Madrid fitoi 4:1 kundër Elches në shtëpi në kuadër të xhiros së 28-të në La Liga,teksa në mesjavë pritet të zhvillojë ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve kundër Manchester City-it.






