Ministri i ri i Sportit, Blerim Gashani, ka pritur sot drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK). Takimi është organizuar për të thelluar bashkëpunimin mes Ministrisë dhe FFK-së, dhe është shoqëruar me biseda konstruktive për zhvillimin e futbollit në vend.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka bërë të ditur se takimi me Ministrin Gashani është zhvilluar në atmosferë pozitive, duke shtuar se është një lajm i mirë për sportin që në krye të Ministrisë së Sportit gjendet një pasionant i madh i futbollit si Gashani, një ish-futbollist i njohur.
Pas këtij takimi, palët janë dakorduar që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe të punojnë së bashku për avancimin e futbollit kosovar në vitet që vijnë.






