12.2 C
Pristina
Wednesday, March 11, 2026

Bam Adebayo hyn në histori të NBA-së, realizon 83 pikë në një ndeshje

Ylli i Miami Heat, Bam Adebayo, ka realizuar një nga performancat më të jashtëzakonshme në historinë e NBA, duke shënuar plot 83 pikë në fitoren bindëse 150:129 ndaj Washington Wizards.

Qendra 28-vjeçare ishte absolutisht i pandalshëm gjatë gjithë ndeshjes, duke dominuar në sulm dhe duke udhëhequr skuadrën e tij drejt një fitoreje të rëndësishme. Adebayo shënoi nga çdo pozicion në parket, duke treguar një formë të jashtëzakonshme dhe duke lënë mbrojtjen kundërshtare pa zgjidhje për ta ndalur.

Me këtë paraqitje historike, Adebayo u ngjit në vendin e dytë për numrin më të madh të pikëve të shënuara në një ndeshje të vetme në historinë e ligës. Ai kaloi rekordin e vendosur nga legjenda Kobe Bryant, i cili kishte realizuar 81 pikë me Los Angeles Lakers në vitin 2006. Para tij në këtë listë mbetet vetëm legjenda Wilt Chamberlain, i cili mban rekordin historik prej 100 pikësh në një ndeshje të vetme.

Performanca e Adebayos u shoqërua me ovacione të mëdha nga tifozët dhe vlerësime të shumta nga analistët e basketbollit, të cilët e cilësuan këtë si një nga netët më të mëdha individuale të basketbollit modern. Ai ishte lideri absolut i skuadrës së Miami Heat dhe faktori kryesor që solli këtë fitore spektakolare.

Kjo ndeshje pritet të mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve të basketbollit, ndërsa Adebayo me këtë arritje ka shkruar emrin e tij në librat e historisë së NBA-së dhe ka konfirmuar statusin e tij si një nga lojtarët më të rëndësishëm të ligës.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA