14.7 C
Pristina
Tuesday, March 10, 2026

Hailey Bieber: Jeta në qendër të vëmendjes nuk bëhet kurrë më e lehtë

Modelja dhe sipërmarrësja amerikane Hailey Bieber ka folur hapur për presionin e të jetuarit vazhdimisht në qendër të vëmendjes. Në një intervistë të fundit, ajo pranoi se fama dhe komentet e vazhdueshme nga publiku e bëjnë jetën shpesh të vështirë.

Nuk bëhet kurrë më e lehtë, nëse jam e sinqertë,” tha modelja, duke shtuar se është gjithmonë e vështirë të përballesh me kaq shumë opinione dhe komente nga jashtë, ndërsa njerëzit të gjykojnë vazhdimisht.

Ajo shpjegoi se edhe pse me kalimin e kohës disa kritika mund të kalojnë më lehtë, ato përsëri mbeten të dhimbshme. Sipas saj, të jesh vazhdimisht nën vëzhgimin e publikut dhe mediave krijon një presion të madh emocional.

Modelja, e cila është e martuar me këngëtarin kanadez Justin Bieber që nga viti 2018, thotë se mbështetja e familjes dhe e njerëzve të afërt e ndihmon të përballojë më mirë situata të tilla. Çifti u bë prind për herë të parë në vitin 2024 dhe kjo periudhë e re në jetën e saj i ka dhënë një perspektivë tjetër mbi famën dhe jetën private.

Pavarësisht sfidave që sjell fama, Hailey Bieber vazhdon të jetë një nga figurat më të ndjekura në botën e modës dhe biznesit të bukurisë, duke ndërtuar një karrierë të suksesshme si modele dhe sipërmarrëse.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA