Modelja franceze Thylane Blondeau, e cila u bë e famshme në mbarë botën kur ishte vetëm 6 vjeçe dhe u quajt “vajza më e bukur në botë”, ka njoftuar se është fejuar.
24-vjeçarja ndau lajmin e bukur me ndjekësit në rrjetet sociale, duke publikuar disa fotografi nga momenti romantik i propozimit. Në postimin e saj në Instagram, Blondeau shkroi: “I said yes to my best friend. Here’s to forever”, duke konfirmuar se ka pranuar propozimin e partnerit të saj.

Sipas mediave ndërkombëtare, modelja është fejuar me partnerin e saj, DJ francez Ben Attal. Propozimi për martesë është bërë gjatë një udhëtimi romantik në Greqi, ku çifti kishte organizuar një moment të veçantë pranë detit, i rrethuar me petale trëndafilash.
Thylane Blondeau u bë e njohur në mbarë botën që në fëmijëri, pasi në vitin 2006 u shpall nga media si “vajza më e bukur në botë”. Që atëherë ajo ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në industrinë e modës, duke u shfaqur në pasarela dhe duke bashkëpunuar me marka të njohura ndërkombëtare.
Lajmi për fejesën e saj është pritur me shumë urime nga fansat dhe miqtë, ndërsa familjarët e modeles kanë reaguar gjithashtu me mesazhe emocionuese në rrjetet sociale.







