Premiera e shfaqjes “Thashethemet” me regji nga Besim Ugzmajli do te jepet sonte nga ora 20:00, në Teatrin “Hadi Shehu” në Gjakovë.
Kjo komedi është e bazuar në veprën e Neil Simon, ku trajton me humor dhe ritëm situata që publiku i njeh mirë, duke sjellë në qendër fuqinë dhe pasojat e fjalëve që qarkullojnë nga njëri tek tjetri.
Në këtë shfaqje interpretojnë aktorët: Arbies Komoni, Altina Kusari, Besfort Berberi, Edmund Hafizademi, Edi Gjakova, Elida Shasivari, Vlera Pylla, Vlora Dervishi dhe Ylber Mehmeti.
Repriza e shfaqjes jepet më 10 mars 2026, nga ora 20:00.







