11.4 C
Pristina
Monday, March 9, 2026

Vushtrria fiton derbin ndaj lirisë në Ligën e Parë

Skuadra e Vushtrrisë ka shënuar fitore ndaj Lirisë në udhëtim me rezultat 1:0,ndeshje kjo derbi e xhiros së 23-të në Ligën e Parë ku në këtë ndeshje ishin të pranishëm rreth 6000 shikues  në stadiumin “Përparim Thaçi”në Prizren.

Skuadra e Ismet Munishit kaloi në epërsi në minutën e 14-të përmes Dijar Niqkiqt,por u anulua më pas për shkak të pozitës jashtëloje,dhe 45 minutat e parë përfunduan pa gola 0:0.

Në pjesën e dytë Vushtrria arriti që të shënoj në minutën e 61-të përmes Urim Statovcit për 1:0,dhe me këtë rezultat skuadra e trajnerit Armend Dallkut siguroi 3 pikë të rëndësishme në luftën për inkuadrim në Albi Mall Superligë sezonin tjetër.

Me këtë fitore Vushtrria është lider në Ligën e Parë me 50 pikë,teksa Liria është e gjashta me vetëm 45 pikë të grumbullara.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA