13.3 C
Pristina
Monday, March 9, 2026

Drenica dhe Dukagjini ndajnë pikët-luajnë baraz 2:2

Drenica dhe Dukagjini kanë ndarë pikët duke luajtur baraz 2:2,në ndeshjen e cila i takoi xhiros së 23-të të Albi Mall Superligës.

Në pjesën e parë u shënuan dy gola ku së pari Mërgim Pefqeli nga penalltia kaloi në epërsi mysafirët në minutën e 30-të në 1:0,por vendasit u kundërpërgjigjën nëpërmjet Kreshnik Ukës që barazoi nga afërsia për 1:1.

Në pjesën e dytë Dukagjini kaloi sërish në epërsi ku Hekuran Berisha shënoi për 2:1,megjithatë Drenica nuk u dorëzua dhe arritën të barazonin rezultatin përmes Genc Hamitit në 2:2 që në fund ishte rezultati përfundimtar i kësaj ndeshjeje.

Drenica vazhdon të jetë e fundit në tabelë me 22 pikë,teksa Dukagjini tani grumbullon 33 pikë pas kësaj xhiroje.

Drenica në xhiron e rradhës i shkon Gjilani,kurse Dukagjini e pret në shtëpi Llapin.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA