Piloti britanik George Russell është fitues i cmimit të madh të Australisë në Formula 1.
Piloti britanik mori kontrollin e plotë në raundin e parë të sezonit të ri, por vetëm pasi Ferrari kishte sjellë një ndeshje emocionuese dhe të zjarrtë në fazat hapëse, me Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton që përfunduan të tretët dhe të katërt për Scuderia-n.
Kampioni në fuqi i botës Lando Norris ishte i pesti për McLaren,kurse Oscar Piastri, u rrëzua në xhiron e formacionit për në rrjetë. Piloti i lindur në Melbourne kaloi bordurën në kthesën e katërt dhe u përplas në mur,duke shkaktuar një dëshpërimi në Albert Park për një incident për të cilin ai ngriti duart lart si pjesë e kurbës së të mësuarit se si sillen këto makina të reja.
Max Verstappen bëri një rikthim për të zënë vendin e gjashtë nga vendi i 20-të në pistën e Red Bull,teksa piloti britanik Arvid Lindblad zuri vendin e tetë për Racing Bulls.
Kujtojmë që javën e ardhshme Formula 1 pritet të rikthehet me garën e cmimit të madh të Kinës.






