5.4 C
Pristina
Thursday, March 5, 2026

Hoti kritikon Osmanin: Tentoi të ndryshojë rregullat e lojës brenda natës

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me procedimin e amendamenteve kushtetuese në ditën e fundit të afatit për zgjedhjen e presidentit.

Hoti ka thënë se, kur u pa se Osmani nuk mund të vazhdojë më në atë post, ajo vendosi të “sfidojë institucionet” duke proceduar amendamente që, sipas tij, janë në kundërshtim me Rregulloren e Punës së Kuvendi i Kosovës.

“Një përpjekje dëshpëruese dhe komike për të ndryshuar rregullat e lojës brenda orësh, vetëm për interesa personale. Kjo nuk është reformë kushtetuese. Kjo është marrëzi politike”, ka shkruar Hoti.

Ai ka shtuar se, sipas tij, nëse Osmani do të ishte kandiduar nga “shefi i saj”, atëherë askush nga ta nuk do ta kishte problem faktin që presidenti nuk zgjidhet drejtpërdrejt nga populli.

Në reagimin e tij, Hoti theksoi se problemi nuk qëndron te mënyra e zgjedhjes së presidentit, por te mentaliteti politik që, sipas tij, pushtetin e trajton si pronë personale.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA