17.7 C
Pristina
Tuesday, April 28, 2026

PDK paralajmëron protesta: Republika po përballet me sfidën më të madhe që nga pavarësia

Partia Demokratike e Kosovës, në një konferencë për media, ka thënë se Republika e Kosovës po përballet me sfidën më të madhe që nga pavarësia.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri tha se sot kanë mbledhur grupin parlamentar, Kryesinë dhe po ashtu kanë pasur takim me kryetarët e degëve duke kërkuar mobilizim, në rast se siç tha ai cënohet rendi kushtetues e demokracia.

Tahiri këtu tha se në rast se ndodh kjo, do të reagojnë edhe në mënyrë demonstrative.

“Këto orët e fundit, shteti jonë, republika ka qenë duke u sfiduar me sfidën më të madhe që nga pavarësi. Tendenca që në mënyrë jokushtetuese të vazhdojë zgjedhja e presidentit ka qenë shqetësuese për të gjithë. Ne kemi alarmu në vazhdimësi se Kurti me strategjinë dhe veprimet e tij sidomos pas datës 28 dhjetor, kanë qenë në formën që me e pamundësu që kjo legjislaturë me mbërri konsensusin e duhur që vendi të ketë president. Ne kemi pasur qasje konstruktive që nga fillimi. Kur është hapë tema e presidentit, kryetari Hamza ka shkuar në takim, nuk ka qenë e lehtë për PDK-në që ti përgjigjet ftesës së Kurtit, për arsye se ai vazhdimisht ka përdorë gjuhë fyese ndaj subjekteve opozitare, por kemi pasur qasje me shumë konstruktivitet.

E kemi pa që Kurti ka tentu një kandidat me e propou PDK, një Vetëvendosje. Çka i bie kjo, ne e dimë numrin, normal që fiton ai që i ka 66. Andaj, ne i kemi thënë se përgjigjemi pozitivisht në momentin që e formalizojmë marrëveshjen për proces, jo qiti emrat. Kurti nuk ka dërguar letër zyrtare, por ka ece tutje duke zhvendosë prej pozitës së presidentit, tek ajo e shkëmbimit të pozitave me kryetarin e Kuvendit. Ky është pazar klasik me pozita shtetërore.

Ne në vazhdimësi kemi qëndru konsistent në vendimet tona. Kurti ka mujtë me e zgjedh presidentin edhe me LDK-në. AAK-në nuk e ftu fare. Kush bën për Kurtin, problemin e ka me veten. E kemi alarmu se sfidimi i rendit kushtetues është e papranueshme. Ne e kemi mbajtë sot mbledhjen e grupit parlamentar, të Kryesisë dhe kryetarët e degëve dhe kemi kërku mobilizim, kujdes e vëmendje që nëse vie që të cënohet rendi kushtetues e demokracia, të reagojmë të gjithë në mënyrë edhe demonstrative sepse shteti, liria që e gëzojmë dhe këto institucione janë të shenjta dhe janë ndërtuar mbi gjakun e dëshmorëve”, tha Tahiri para mediave.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA