20.3 C
Pristina
Tuesday, April 28, 2026

Nga LDK i përgjigjen Kurtit: Na ftoi sa për t’ia bërë kuorumin për ta zgjedhë Feride Rushitin – a i ka 66 vota për kandidaten tonë?

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK’së, Jehona Lushaku-Sadriu, i është kundërpërgjigjur Kryeministrit Albin Kurti, mbi ofertën që ai i bëri LDK’së që t’i dorëzojë nënshkrimet dhe emrin e kandidatit për President, duke e cilësuar këtë si “dramë të momenteve të fundit”.

Lushaku-Sadriu tha se ftesa e Kurtit ishte vetëm sa për t’ia bërë kuorumin për ta zgjedhur Feride Rushitin.

Ajo instistoi se i kanë të 15 nënshkrimet.

“I kemi 15 nënshkrime për kandidatin që LDK merr vendim. Abdixhiku ka thënë se mund të jetë Vjosa Osmani. Ajo që kemi dilemë ishte që ftesa ishte për me ba një kandidate e dytë që me iu mundësu kandidates së VV’së me u zgjedh. 15 nënshkrimet tona shkojnë për kandidatin që LDK mund ta kandidojë, e jo si kandidate e dytë”, ka deklaruar Lushaku Sadriu.

Lushaku tha se Kurti po tenton të krijojë përshtypje që ka ende hapësirë për marrëveshje.

“Nuk ia ka dhanë populli me pas Presidentin. S’mundet me pas krejt shtetin e Kosovës.Katër muaj ka pas kohë, kemi dhënë gjithcka. Këto janë drama të momenteve të fundit, për me kriju përshtypje që ka ende hapësirë. A i jep ai 66 vota për kandidaten/kandidatin e LDK’së, kjo është pyetja?”, ka deklaruar ajo.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA