Edicioni i tretë i Ferma VIP po merr zyrtarisht formë dhe tashmë është konfirmuar se në krye të spektaklit do të jenë Arbana Osmani dhe partneri i saj, regjisori Eduart Grishaj.
Pas javësh të tëra spekulimesh në media dhe rrjete sociale, dyshja ka vulosur rikthimin e tyre në këtë projekt, duke i dhënë fund aludimeve për stafin drejtues të sezonit të ri.
Së fundmi, Arbana ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale pamje nga prapaskenat, ku shihet se përgatitjet kanë nisur me ritëm intensiv. Nga strukturat e fermës deri te organizimi i hapësirave, çdo detaj duket se po punohet me kujdes për të sjellë një sezon edhe më dinamik.
Në videot e publikuara, ambienti duket pothuajse gati për të pritur fermerët VIP, ndërsa produksioni po finalizon elementet e fundit para nisjes së spektaklit. Nën regjinë e Eduart Grishajt dhe moderimin e Arbanës, “Ferma VIP 3” pritet të rikthehet me risi dhe surpriza për publikun.






