PËRGATITI: NEXHMIE HYSENI
Mbi 80 gra bashkë me fëmijët deri më tani këtë vit kanë kërkuar ndihmë për strehim në qendrën për mbrojte në kryeqytet. Edhe pse kjo qendër operon me probleme financiare megjithatë sfidë më e madhe mbetet riintergrimi i viktimave.
Ndajnë dhimbjen e përbashkët. Por, mbi 80 gra që kanë përjetuar dhunë në familje ndajnë edhe hapësirën e përbashkët, respektivisht Qendrën për Mbrojtje në Prishtinë.
Në këtë qendër ka gra të cilat vijnë për herë të tretë apo të katërt, andaj riintegrimi i viktimave konsiderohet sfida kryesore.
“Pjesa më sfiduese është pjesa e riintegrimit, çka pas strehimores? Se viktimat nëse nuk e kanë një qëndrueshmëri financiare, një punë, një sigurim financiar ato prapë po kthehen tek dhunuesit dhe prapë po vazhdon cikli i dhunës. Që nënkupton që shpesh kemi raste recidive që vijnë për herën e tretë, katërt apo të pestë”
Për shkak të kërkesave të shumta për strehim në këtë qendër, viktimave u lejohet të qëndrojnë deri në gjashtë muaj.
“E kemi një rregullore standard prej momentit kur pranohet deri në gjashtë muaj kanë të drejtë qëndrimi. Mirëpo, nëse atyre nuk ju bëhet ndonjë zgjidhje ato qëndrojnë më gjatë. Për momentin e kemi një grua që është që tetë muaj dhe ende nuk i është bërë zgjidhje dhe vazhdon të marrë shërbime.
Qysh nga fillimi i vitit strehimoret e këtilla kanë kaluar nën ombrellën e Ministrisë së Drejtësisë.
Hamiti shpreson për linjë buxhetore të qëndrueshme që të arrijnë të ofrojnë shërbime për të gjitha gratë që kanë nevojë.