Mesfushori i Real Madrid, Jude Bellingham, pritet të mungojë më gjatë nga sa ishte parashikuar fillimisht, pasi rikuperimi i tij nga lëndimi në kofshë nuk po ecën me ritmin e duhur. Lajmi është raportuar nga gazetari Alberto Pereiro.
22-vjeçari pësoi dëmtimin muajin e kaluar në përballjen ndaj Rayo Vallecano dhe që atëherë ka mbetur jashtë fushave. Edhe pse së fundmi është parë duke zhvilluar stërvitje individuale, rikthimi i tij në aksion nuk pritet para mesit të muajit prill.
Mungesa e Bellingham përbën goditje të madhe për “Los Blancos”, pasi ai do të humbasë dy ndeshjet ndaj Manchester City në kuadër të raundit të 1/16-ës në Liga e Kampionëve. Për më tepër, pjesëmarrja e tij në çerekfinale mbetet në dyshim, në rast se madrilenët sigurojnë kualifikimin.
Që nga mungesa e anglezit, trajneri ka aktivizuar Arda Güler në rolin e numrit 10. Ndërkohë, skuadra po përballet edhe me mungesën e yllit tjetër ofensiv, Kylian Mbappé, i cili pritet të jetë jashtë fushës për disa javë.
Në anën tjetër, Real Madridi e pret një përballje të rëndësishme të hënën mbrëma në “Santiago Bernabéu” ndaj Getafe CF, ku fitorja është e domosdoshme për të vazhduar ndjekjen e FC Barcelona në garën për titull.






