Real Madrid pritet që të jetë pa yllin francez Kylian Mbappe në dy ndeshjet e rradhës.
Mbappe aktualisht është duke u përballur me një lëndim në gjurin e majtë,dhe pritet që të mos luaj kundër Getafes të hënë si dhe ndaj Celta Vigos në xhiron e rradhës,dhe eventualisht edhe ndeshjen e parë të 1/8 së finales kundër Man.City-it në Ligën e Kampionëve.
Përndryshe gazetari i Cadena SER Javi Herraez bën të ditur se Mbappe ka nisur rikuperimin nga lëndimi,dhe se një rikthim i tij pritet që të ndodhë më së largu para takimit të dytë në 1/8 e finales kundër City,dhe kjo do të thotë se Mbappe do të humbasë përballjet ndaj Getafes, Celta Vigos, ndeshjen e parë ndaj Manchester Cityt si dhe takimin kundër Elches.
Kujtojmë që Kylian Mbappe ka realizuar 37 gola në 33 ndeshje këtë sezon për Real Madridin.






