Janë zhvilluar ndeshje tejet interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.
Los Angeles Lakers ka pësuar humbje në udhëtim nga Phoenix Suns,dhe atë me rezultat 113:110.
41 pikët e Luka Doncic nuk mjaftuan që Lakers të shmang humbjen,si dhe poashtu 8 kërcimet e bëra dhe 8 asistimet e tjera,kurse në anën tjetër Grayson Allen me 28 pikë si dhe Collin Gillespie me 21 pikë të tjera ishin më efikasët për Suns.
Houston Rockets ka shënuar fitoren e rradhës,ku arriti të mposhtë në udhëtim Orlando Magic me rezultat 113:108.
Kevin Durant me 40 pikë e 8 kërcime,dhe Reed Shephard me 20 pikë të tjera ishin më të mirët tek Rockets,kurse për Magic Desmond Bane me 30 pikë dhe Paulo Banchero me 19 pikë,8 kërcime e 9 asistime ishin më të mirët në parket.






