Kjo fundjavë pritet të sjellë xhiron e 22-të në Albi Mall Superligën e Kosovës,ku në program pritet të ketë ndeshje tejet interesante.
Vëmendja pritet të jetë të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri”në Prishtinë,ku Prishtina e pret kampionin aktual Drita në derbin e kësaj fundjave në eliten e futbollit vendor.
Kryeqytetasit synojnë të këndellen nga humbja në xhiron e kaluar kundër Gjilanit,dhe synojnë që në derbi kundër kampionëve të Kosovës të marrin 3 pikë dhe të ngriten në tabelë.
Në anën tjetër Drita do të mundohet që ta harroj eliminimin nga Celje në Conference League,dhe ndaj Prishtinës synon fitore dhe të mbetet edhe më tutje lider në tabelë.
Në dy ndeshjet e zhvilluara deri më tani këtë sezon Drita ka fituar një takim,teksa të dyja ekipet barazuan në fillim të sezonit.
Ndeshja derbi Prishtina-Drita pritet të nis nga ora 20:00.
Të shtunën pritet të zhvillohet një takim ku Prishtina e Re e pret skuadrën e Llapit,në ndeshjen e skuadrave që luajnë për mbijetesë në Albi Mall Superligë.
Të dielën pritet të zhvillohen edhe tre takime të tjera ku Ballkani e pret Drenicën,teksa në anën tjetër Ferizaj i shkon në udhëtim Dukagjinit si dhe Gjilani i bën konak Malishevës.
Kujtojmë që të gjitha ndeshjet përpos Prishtina-Drita pritet të zhvillohen nga ora 13:00.






