Ylli portugez Rafael Leao mund të transferohet në Premierligën angleze gjatë verës.
Raportimet e Daily Mail dhe Football Transfer bëjnë të ditur se gjiganti anglez Manchester United synon transferimin e Leaos,dhe janë të gatshëm që të ofrojnë 100 milionë euro për shërbimet e portugezit.
Përndryshe “Djajtë e Kuq”janë në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm,dhe Leao është një prej emrave që mund t’i shkaktojë probleme repartit të mbrojtjeve të skuadrave në Premierligë.
Në anën tjetër Milan e kosnideron Leaon si të pashitshëm,dhe po konsideron çdo ofertë të mundshme që mund të vije në tavolinë gjatë afatit kalimtar veror.
Kujtojmë që Rafael Leao këtë sezon me Milanin në të gjitha garat ka realizuar 9 gola e bëri 2 asistime në 20 ndeshje të zhvilluara.






