Malisheva ka shënuar një fitore tejet të madhe kundër nënkampionit aktual Ballkani,duke e mposhtur me rezultat 2:1.
Pjesa e parë nisi mjaft mirë për suharekasit të cilët kaluan në epërsi përmes Bleart Tolajt në 1:0,por më pas mysafirët e morrën lojën nën kontroll ku Samuel Opeh barazoi shifrat në 1:1.
Malisheva arriti të përmbys rezultatin para fundit të 45 minutëshit të parë,ku Assanne Diatta realizoi për 2:1 që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.
Në pjesën e Dytë Malisheva arriti të ruaj epërsinë deri në fund përkundër rasteve të krijuara nga vendasit,dhe në fund mysafirët arritën të marrin 3 pikë të plota që e fut ekipin e Elon Berishës në luftë për titullin e kampionit.
Ballkani vazhdon të jetë lider në tabelë në Albi Mall Superligë me 36 pikë aq sa ka Prishtina në pozitën e dytë,teksa Malisheva ka 33 pikë në pozitën e katërt






