7.5 C
Pristina
Monday, February 16, 2026

Kida gati për hapin e madh? Raportohet se dasma do të mbahet në shtator

Këngëtarja e njohur Kida duket se po përgatitet për një nga momentet më të rëndësishme të jetës së saj personale. Sipas raportimeve nga emisioni Prive, artistja dhe partneri i saj Ajbi pritet të kurorëzojnë dashurinë këtë vit.

Burime pranë çiftit bëjnë të ditur se ceremonia është planifikuar të mbahet në muajin shtator dhe do të jetë një event intim, i organizuar vetëm me familjarë dhe miq të afërt. Edhe pse vetë Kida nuk ka bërë ende një njoftim zyrtar, thuhet se përgatitjet kanë nisur dhe çifti po punon në detajet e ditës së madhe.

Historia e tyre u bë publike vitin e kaluar, ndërsa në dhjetor 2024 këngëtarja ndau me ndjekësit një moment shumë të veçantë: propozimin për martesë. Me një dedikim romantik, ajo tregoi emocionet e atij çasti, duke e bërë të qartë se kishte thënë “po” një kapitulli të ri në jetën e saj.

Një muaj më pas, Kida publikoi edhe imazhe ku prezantoi portretin e partnerit, duke konfirmuar hapur lidhjen që deri atëherë ishte mbajtur më private.

Tashmë, fansat presin me padurim detaje nga organizimi i dasmës – nga ambienti e deri te fustani që artistja do të zgjedhë për ditën e saj speciale. Nëse raportimet rezultojnë të sakta, vjeshta do ta gjejë Kidën nuse.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA