Gjiganti gjerman Bayern Munich ka marrë një lajm jo të mirë pas ndeshjes kundër Werder Bremenit.
Portieri dhe kapiteni i bavarezëve Manuel Neuer pritet të mungojë për disa javë larg fushave të gjelbërta,kjo pasi ka pësuar një çarje të fibrave muskulore në pulpën e majtë gjatë ndeshjes kundër Werder Bremen të shtunën.
Përndryshe mungesa e Neuer-it pritet të jetë një hendikep për bavarezët,kjo edhe për faktin se skuadra ka hyrë në fazën vendimtare të sezonit ku Bayern lufton në tre fronte,dhe tani bavarezët synojnë që të vendosin në portë Jonas Urbig për sa kohë sa Neuer do të jetë jashtë fushave të gjelbërta.
Kujtojmë që Manuel Neuer ka bërë 28 ndeshje për Bayern Munich këtë sezon,duke mbajtur 9 herë portën të paprekur.






