Trajneri i PSG-së Luis Enrique është shprehur tejet i nervozuar pas humbjes së ekipit të tij ndaj Rennes.
Enrique u ndak tek Ousmanne Dembele për fjalët e tij në zhveshtore,duke thënë se askush nuk është mbi hierarkinë e klubit.
“Nuk do të lejoj asnjë lojtar të mendojë se është më i rëndësishëm se klubi. As unë, as drejtori sportiv, as presidenti, as klubi”.
Përndryshe Dembele u shpreh i mllefosur për paraqitjet e lojtarëve ndaj Rennes,duke thënë se jemi PSG dhe se duhet treguar më shumë paraqitje pozitive,ndërkohë Enrique ka shtuar se këto deklarata ylli francez i ka bërë nga zemërimi.
Kujtojmë që PSG pësoi humbje 3:1 në udhëtim ndaj Rennes në xhiron e 22-të në kampionatin francez.






