Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët në Ligën B për edicionin 2026/27 të Ligës së Kombeve.
Dardanët në shortin e hedhur në Bruksel u vendos në grupin B3,ku pritet të takohet me kombëtare si Izraeli,Austria dhe Iranda.
Sa i përket bilancit me kundërshtarët në fjalë Kosova ka zhvilluar ndeshje vetëm me Izraelin,ku në eliminatoret për EURO 2024 Dardanët kanë nga 1 fitore e një barazim teksa me Austrinë dhe Irlandën pritet që të takohet për herë të parë.
Në anën tjetër edhe Kombëtarja Shqiptare i ka mësuar kundërshtarët e saj në Ligën C.
Kuqezinjët u vendosën në grupin C1,ku pritet të ketë kombëtare si Finlanda,Bjellorusia dhe San Marino.
Përndryshe fituesit e grupeve në secilin ligë edicionin e ardhshëm do të ngjiten në një ligë më lartë,teksa ato të vendit të fundit do të bien një ligë më poshtë,kurse në anën tjetër vendet e dyta dhe të treta nga secili grup do të avancojnë në ‘play-off’-et e ngjitjes apo rënies nga kategoria, të cilat luhen në dy ndeshje, në shtëpi dhe jashtë .
Kujtojmë që edicioni 2026/27 pritet të nis më 26 shtator,teksa faza e grupeve do të përfundoj më 17 nëntor.







