Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën Ferizaj-Prishtinë, ku një punëtor ka humbur jetën në vendin e punës.
Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës, e cila ka konfirmuar rastin dhe ka bërë të ditur se viktima ishte duke vendosur një reklamë (billboard) kur një pjesë e saj i ka rënë në kokë, duke i shkaktuar vdekje të menjëhershme.
Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Ferizaj -Prishtinë, një person ka rënë nga një lartësi (objekt) derisa ishte duke punuar. Viktima mashkull, 43vjeç, nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Policia në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës kanë nisë një hetim lidhur me këtë rast”, thuhet në konfirmim.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave po vazhdojnë nga autoritetet përkatëse.






