Menaxhimi i tensionit të gjakut është kyç për një jetë të shëndetshme dhe të gjatë. Tensioni i lartë i gjakut, nëse zgjat për një kohë të gjatë, rrit rrezikun për sëmundje kardiovaskulare dhe mund të dëmtojë organe jetike, përfshirë zemrën.
Ky problem shpesh zhvillohet ngadalë dhe pa simptoma, ndaj quhet edhe “vrasësi i heshtur”. Sipas Institutit Kombëtar të Zemrës, Mushkërive dhe Gjakut, rreth gjysma e amerikanëve kanë tension të lartë, por shumë prej tyre nuk e dinë këtë.
Ushqyerja luan një rol të rëndësishëm, duke përfshirë shmangien e pijeve të gazuara, alkoolit, mishrave me yndyrë dhe ushqimeve me shumë kripë, si dhe konsumimin e frutave, perimeve, drithërave integrale, proteinave bimore, mishit pa yndyrë dhe yndyrave të shëndetshme. Por një faktor shpesh i nënvlerësuar është pirja e ujit.
Si ndikon ujit në tensionin e gjakut:
-
Hidratimi i mirë ndihmon zemrën të mos lodhet dhe lehtëson qarkullimin e gjakut.
-
Përmirëson funksionin e veshkave dhe ekuilibrin e elektroliteve, të rëndësishme për shëndetin kardiovaskular.
-
Zvogëlon rrezikun e mpiksjes së gjakut, duke lehtësuar rrjedhjen dhe ulur tensionin.
Personat me sëmundje të zemrës, diabet, ose mbi moshën 50 vjeç duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm ndaj hidratimit. Një mënyrë e thjeshtë për të kontrolluar është ngjyra e urinës: e verdhë e hapur tregon hidratim të mirë, ndërsa e errët tregon nevojën për më shumë ujë.
Si ndikon dehidratimi:
-
Ngadalëson qarkullimin e gjakut dhe zvogëlon oksigjenin për organet, duke shkaktuar marramendje ose dobësi.
-
Ul përkohësisht tensionin, por e detyron zemrën të rrahë më shpejt dhe ngushton enët e gjakut, gjë që rrit tensionin.
-
Në raste të rënda, mungesa e ujit aktivizon hormone që mbajnë kripë dhe lëngje, duke shkaktuar rritje të menjëhershme të tensionit.
Pirja e ujit është një zakon i thjeshtë, por jetik për shëndetin e zemrës dhe për kontrollin e tensionit të gjakut. Hidratimi i duhur është një pjesë kyçe e kujdesit për trupin dhe parandalimit të komplikimeve.






