Një grup neuronësh është përgjegjës për fenomenin e njohur si Efekti i Natës së Parë, mungesa e gjumit kur ndodhemi në një mjedis të panjohur.
Këto qeliza nervore aktivizohen kur truri përballet me një ambient të ri. Ky mekanizëm ka origjinë nga kohët prehistorike dhe shërbente për mbijetesën e njeriut, duke e mbajtur vigjilent ndaj rreziqeve të panjohura. Sot, një shtojcë e këtij mekanizmi mbrojtës vazhdon të funksionojë tek të gjithë gjitarët, duke u shfaqur veçanërisht kur duam të përshtatemi me një shtrat të ri.
Efekti i Natës së Parë është i njohur prej dekadash në mjekësi, por shkaku i tij nuk ishte kuptuar deri më tani.
Ky zbulim, i realizuar nga Nagoya University në Japoni dhe publikuar në revistën e Akademisë Amerikane të Shkencave PNAS, konsiderohet i rëndësishëm. Ai mund të ndihmojë në zhvillimin e medikamenteve të ardhshme kundër pagjumësisë dhe shqetësimeve të ngjashme.






