Sulmuesi i Atletico Madridit dhe objektivi i Barcelonës, Julian Alvarez, e ka quajtur mesfushorin Pedri një nga lojtarët më të mirë në botë.
Ylli i Barcelonës ka treguar nivel të lartë tash e disa vite, duke u cilësuar si një nga mesfushorët më të mirë në botë. Megjithatë, Alvarez ka shkuar edhe më larg me deklaratat e tij.
“Për mua, Pedri, pa dyshim, është një nga lojtarët më të mirë në botë”, tha lojtari argjentinas.
Komentet e Alvarezit kanë nxitur spekulime mbi të ardhmen e tij, me Barcelonën që po e ndjek me vëmendje situatën e tij te Atletico Madridi.
Ish-ylli i Manchester Cityt ka qenë në listën e dëshirave të presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, prej një kohe dhe një transferim i tij mund të shqyrtohet këtë verë.
Alvarez thuhet se është i hapur për t’u larguar nga Wanda Metropolitano nëse skuadra e Diego Simeones nuk arrin të fitojë ndonjë trofe këtë sezon.
Mbetet për t’u parë nëse Pedri dhe Alvarez do të luanin së bashku në Camp Nou.






