Ministrja e parë e krijuar me inteligjencë artificiale, “Diella”, është nderuar me çmimin “Future Fit Seal Global Edition Award” në Samitin e Qeverive Botërore në Dubai.
Ajo u vlerësua për modelin inovativ të qeverisjes digjitale dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në shërbimet publike, një iniciativë që rrit transparencën, përmirëson efikasitetin dhe ofron shërbime më të mira për qytetarët.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur lajmin dhe e konsideroi këtë vlerësim si një njohje ndërkombëtare për Shqipërinë, që shënon një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të administratës publike përmes teknologjisë.
Shqipëria u bë vendi i parë në botë që ka një ministre me inteligjencë artificiale në mandatin e ri qeverisës, “Rama 4”.
“Diella” është vlerësuar edhe nga komuniteti ndërkombëtar si një vizion që ofron shërbime publike më të shpejta dhe gjithëpërfshirëse.






