4.4 C
Pristina
Tuesday, February 3, 2026

“Një nga pengjet e mia…” Arbana Osmani zbulon vendimin personal që ka marrë për vitin 2026

Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një mendim personal dhe mjaft të sinqertë, duke folur hapur për një mungesë që e ka ndjekur vitet e fundit dhe për ndryshimin që ka vendosur të bëjë këtë vit.

Përmes një postimi në InstaStory, Arbana ka treguar se i ka vendosur vetes një objektiv të ri për vitin 2026, i cili nuk ka lidhje me ekranin televiziv, por me zhvillimin personal dhe ushqimin e mendjes.

Ajo pranon se gjatë kohëve të fundit leximi ka mbetur pas, diçka që e ka shqetësuar dhe e ka bërë të reflektojë më shumë për prioritetet e saj.

“Këtë vit i kam vënë qëllim vetes të lexoj të paktën një libër në muaj. Është një nga pengjet e viteve të fundit dhe më vjen vërtet keq për këtë,” shkruan moderatorja.

Arbana zbulon gjithashtu se ka nisur të fokusohet te letërsia vendase, duke vlerësuar veçanërisht autorët e rinj shqiptarë, veprat e të cilëve i ka konsideruar surprizuese dhe me shumë vlerë.

“Gjatë kësaj kohe kam lexuar disa libra shumë të mirë, të gjithë nga autorë të rinj shqiptarë dhe jam vërtet e impresionuar,” shprehet ajo.

Ky interes i ri për librin nuk do të mbetet vetëm në nivel personal. Arbana bën të ditur se disa prej këtyre autorëve i ka ftuar tashmë në emisionin e saj “Mirëmbrëma Yje”, ku do t’i prezantojë për publikun në episodet e ardhshme.

Në mesazhin e saj përmbyllës, moderatorja apelon për më shumë vëmendje ndaj vlerave kulturore dhe për një promovim më të madh të letërsisë.

“Mendoj se duhet të flasim më shumë për libra dhe se letërsia e mirë duhet të bëhet ‘virale’,” përfundon ajo.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA