Kjo është historia e Petrit Kllokoqit se si e bullizua veç pse mbante syze

Kryetari i Gastronomëve të Kosovës dhe pronari i disa bizneseve mjaft të suksesshme në Kosovë, Petrit Kllokoqi, ishte i ftuar të premten në “LIBERO”, në një rrëfim të veçantë bashkë me motrën e tij, dizajneren e njohur Blerina Kllokoqi-Rugova.

Petriti kujtoi kohën kur ishte fëmijë, teksa ndau historinë se si e bullizuan për faktin që mbante syze dioptrie, kohë sigurisht shumë e vështirë për një fëmijë.

“…Kur kam qenë fëmijë, në shkollë të mesme, kam mbajtë syze me dioptri, kanë qenë disa problematikë që dilnin para rrugës, më thanë ‘A po i largon syzet’, në kuptim që donin me më rrahë, e nuk donin me më i thye syzet…”, u shpreh Petriti.

Ndërkohë, ai përmendi edhe raste të tjera kur ishte ndjerë i bullizuar, në shkollë dhe në lagjen ku jetonte si fëmijë, në Prishtinë.

“… U mësova duke më thënë, ‘qorr’, krejt shkolla dhe lagjja…Një herë hyra në market dhe punëtori më tha: Le që je ‘qorr’ por edhe shumë kryt e madh e ki”, tha mes tjerash Petriti.

Megjithatë Petriti këto ngjarje i rrëfeu duke qeshur në emision, edhe pse në atë kohë ishte në gjendje jo të mirë emocionale nga pasojat e bullizmit.

Kujtojmë, se sipas një studimi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ku u përfshinë studiues evropianë dhe shqiptarë, në 141 shkolla nga klasa e katërt deri në të mesmen, u konstatua se një në pesë nxënës janë të prekur nga simpomat e bullizmit.

Për ta shikuar intervistën e Petrit Kllokoqi, klikoni në linkun e mëposhtëm:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA