-0.3 C
Pristina
Monday, February 2, 2026

Kosova nikoqire e dy Kampionateve Evropiane të hendbollit në vitin 2026

Kosova do të vazhdojë të forcojë pozitën e saj si një nga qendrat e rëndësishme të hendbollit ndërkombëtar edhe gjatë vitit 2026, duke organizuar disa ngjarje të mëdha sportive.

Qysh këtë muaj, Prishtina do të jetë nikoqire e Kampionatit Mesdhetar të hendbollit për vajza të grupmoshës U16, ku do të marrin pjesë 12 përfaqësuese kombëtare nga vende të ndryshme.

Ndërkohë, Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka konfirmuar zyrtarisht se gjatë muajit korrik 2026, Kosova do të organizojë dy Kampionate Evropiane për hendbollistët deri në moshën 20-vjeçare.

Sipas njoftimit, Men’s 20 EHF Championships do të zhvillohen nga 12 deri më 19 korrik në Prishtinë, me pjesëmarrjen e 13 ekipeve kombëtare.

Vendimi për dhënien e organizimit u mor nga Komiteti Ekzekutiv i EHF-së gjatë mbledhjes së mbajtur në Herning të Danimarkës. Ky besim ndaj Kosovës vjen si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe profesional mes Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK) dhe EHF-së.

FHK-ja ka marrë vlerësime të larta për organizimin e ngjarjeve të mëparshme ndërkombëtare, të cilat janë cilësuar me nota maksimale jo vetëm nga EHF, por edhe nga federatat kombëtare pjesëmarrëse.

Organizimi i këtyre kampionateve pritet të kontribuojë në promovimin e sportit të hendbollit në Kosovë, si dhe në rritjen e imazhit të vendit në arenën sportive evropiane

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA