Bashkimi Evropian ka reaguar pas vendimit të MINT-it për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.
Në reagimin e BE-së thuhet se janë të shqetësuar dhe se po i monitorojnë nga afër zhvillimet, përcjell Klankosova.tv.
“Të shqetësuar për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës. Bashkimi Evropian po monitoron nga afër zhvillimet. Vëmendja është e përqendruar veçanërisht në ndikimin e mundshëm në lirinë e medias. BE mbetet e përkushtuar në mbrojtjen dhe promovimin e lirisë së shprehjes dhe informimit në Kosovë”, thuhet në reagimin e tyre.