1.4 C
Pristina
Saturday, January 10, 2026

Policia e Kosovës gjatë vërshimeve: Angazhim maksimal krahas detyrave të përditshme

Policia e Kosovës thotë se zyrtarë policorë anë e kënd vendit, ditëve të fundit, pos realizimit të detyrave të rregullta rutinë, kanë qenë të angazhuar edhe rreth situatës së krijuar nga reshjet e shumta të shiut të cilat në disa zona kanë sjellë vërshime në rrugë, toka bujqësore, shtëpi banimi e lokale afariste, ku janë shembur disa ura, si dhe është bërë e nevojshme evakuimi i disa familjeve nga këto zona të rrezikuara.

“Patrullat policore direkt në teren kanë vëzhguar situatën e krijuar, po ashtu në numrat zyrtarë të Policisë janë pranuar thirrje nga qytetarët që kanë njoftuar rreth situatës në një zonë të caktuar. Policia është angazhuar dhe njëkohësisht ka njoftuar Shtabet Komunale të ngritura për të menaxhuar me situatën në teren”, thotë Policia e Kosovës.

Policia thotë se angazhimet e tyre kanë qenë të natyrave të ndryshme që nga monitorimi i rrugëve, ku është përcjellë situata me vërshime e rrëshqitje dheu, duke bërë që të bëhet riorientim i automjeteve-trafikut në rrugë alternative.

Po ashtu, Policia ka bërë të ditur se me kapacitete të saja është angazhuar edhe në situata ku ka pasur nevojë për intervenim në ato zona ku ka pasur përmbytje duke u dalë në ndihmë qytetarëve dhe duke koordinuar aktivitetet me institucionet tjera të përfshira në këto situata.

“Sa për ilustrim ditëve të fundit, në rajonin e DRP Mitrovicë Jugu (Mitrovicë, Skenderaj e Vushtrri), janë evakuuar 39 familje të rrezikuara nga përmbytjet. Policia do të vazhdojë me përkushtim angazhimin e saj, për aq kohë sa do të jetë e nevojshme, duke vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet e saj për ofrimin e sigurisë dhe asistimin e shërbimeve emergjente, me qëllim të mbështetjes dhe mbrojtjes së qytetarëve të rajonit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

Harun Karic i bashkohet FC Prishtinës

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA