Kombëtarja e Kosovës në futboll po vazhdon të korrë suksese jo vetëm në fushat e gjelbërta por edhe jashtë saj.
“Dardanët”kanë bërë ngritje në vlerë,ku sipas Transfermarkt Kosova tani vlen rreth 149 milionë euro.
Përndryshe Kosova me këtë rritje la pas kundërshtarin e play-off-it për botëror Sllovakinë,ku kombëtarja sllovake tani vlen rreth 137 milionë euro në Transfermarkt.
Shumë futbollistë dardanë kanë pasur ngritje në vlerën e tregut të transferimeve,ku Fisnik Asllani vlerësohet rreth 30 milionë euro teksa Edon Zhegrova rreth 25 milionë euro.
Leon Avdullahu vlen rreth 12 milionë euro së bashku me kapitenin Amir Rrahmani,kurse Albion Rrahmani dhe Arijanet Muric vlejnë rreth 8 milionë euro respektivisht 7.5 milionë euro,kurse rënie pësoi Vedat Muriqi i cili tani vlen rreth 4.5 milionë euro.
Kujtojmë që Kombëtarja e Kosovës pritet të zhvilloj ndeshjen e play-off-it për botërorin 2026 kundër Sllovakisë në mars.






