5.7 C
Pristina
Friday, December 19, 2025

Jeta online, ankthi offline – si po ndikojnë rrjetet sociale te të rinjtë?

Përgatiti Arlinda Haliti

Rrjetet sociale janë një pjesë e përditshme e jetës, por presioni për t’u dukur të përsosur dhe krahasimet e vazhdueshme mund të ndikojnë negativisht në shëndetin mendor, duke e dobësuar vetëvlerësimin dhe ndjenjën e kënaqësisë me veten.

Në studimet e fundit të World Health Organization (WHO), gjejmë se përdorimi i mediave sociale mund të ketë efekt të dyfishtë në shëndetin mendor. Përdorimi i menaxhuar i mediave sociale mund të ofrojë mbështetje sociale dhe lidhje me bashkëmoshatarët, ndërkaq përdorimi i tepruar ose i gabuar i tyre mund të shkaktojë pasoja të mëdha te të rinjtë. Prandaj edukimi digjital konsiderohet  shumë i rëndësishëm.

 “Përdoruesit problematikë të mediave sociale kanë mirëqenie më të ulët mendore e sociale krahasuar me përdoruesit joproblematikë. Për më tepër përdorimi problematik i mediave sociale shoqërohet me ankth, stres, ulje të vetëvlerësimit, gjumë të dobët dhe pasoja në përformancën shkollore”, thuhet në studim!

Duke u bazuar në një studim të kryer nga Pew Research Center shumica dërrmuese e adoleshentëve (13-17 vjeç) janë përdorues të mediave sociale. Sipas statistikave të tyre, nga gjithë platformat e disponueshme, të rinjtë më së shumti përdorin YouTube dhe Tiktok, por krahas këtyre janë edhe Instagram dhe Snapchat që përdoren në masë të madhe.

Ndërkohë, sipas American Psychological Association për t’i mbrojtur të rinjtë nga pasojat e lartpërmendura ekziston zgjidhja; mosshtyerja e përdoruesve drejt përmbajtjeve jo të duhura.

“Për të zvogëluar rreziqet e dëmtimit psikologjik, ekspozimi i adoleshentëve ndaj përmbajtjes në mediat sociale që përshkruan sjellje të paligjshme ose psikologjikisht të papërshtatshme duhet të minimizohet, raportohet dhe hiqet”

Drejtimi i përdorimit të mediave sociale me kujdes dhe mbështetje mund t’i fuqizojë të rinjtë pa dëmtuar shëndetin e tyre mendor.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA