E ftuar në emisionin “Studio A” me Blerona Zeqirin, Marigona Veseli ka folur për herë të parë publikisht për humbjen më të rëndë të jetës së saj: vdekjen e dy vajzave binjake, vetëm katër ditë pasi kishin ardhur në jetë.
Me emocion dhe zë të dridhur, Marigona tregoi se kishte qenë shtatzënë me dy vajza, por kishte lindur para kohe. Fatkeqësisht, të dyja vajzat ndërruan jetë në të njëjtën ditë, duke i shkaktuar nënës një dhimbje që sipas saj “nuk shërohet kurrë”.
“Kam pas dy vajza binjake. Kam lind para kohe… por pas katër ditësh m’kan vdekë në të njëjtën ditë,” u shpreh Marigona.
Ajo tha se kjo ngjarje e ka shoqëruar çdo vit, dhe jo vetëm periudha kur ndodhi, por çdo përvjetor rikthen dhimbjen, ankthin dhe nervozën emocionale.
“Për mu nuk ka qenë i vështirë vetëm ai vit, por çdo vit kur vjen ajo ditë. Nervozona… edhe me Astritin kam pas momente nervoze, por ai më qetëson. Veç është shumë e keqe. Ishalla askush s’e përjeton humbjen e fëmijës.” thot Marigona
Marigona u shpreh se dhimbja e humbjes së një fëmije është e padurueshme dhe shpreson që asnjë nënë, kurrë, të mos e kalojë atë që ka kaluar ajo.






